Podcasti i ri “Equal Voices” nis javën tjetër, duke filluar nga e marta, më 5 nëntor.
“Equal Voices” do të shërbejë si platformë e dedikuar për të trajtuar çështjet më të rëndësishme dhe shpesh të anashkaluara në shoqërinë tonë.
Ky video-podcast javor do të trajtojë tema të thella si barazia gjinore, përfshirja rinore dhe drejtësia sociale, duke u dhënë zë komuniteteve të margjinalizuara dhe akterëve që kontribuojnë në ndryshim.
Episodet do të publikohen çdo të martë në orën 20:00 dhe do të jenë të disponueshme në platformat online si YouTube, Facebook, Instagram, TikTok dhe LinkedIn.