More

    Thirrje për aplikim: Trajnim një-ditor mbi Gazetarinë e Gjelbër

    Platforma GenVox po organizon një trajnim një-ditor mbi gazetarinë e gjelbër dhe raportimin mjedisor, më datën 4 tetor 2025, në Prishtinë.

    Trajnimi u dedikohet të rinjve të interesuar për gazetarinë dhe çështjet e ambientit, me synim që ata të pajisen me aftësi praktike për të raportuar dhe treguar storie që lidhen me mjedisin dhe qëndrueshmërinë.

    Kush mund të aplikojë?

    • Studentë të gazetarisë dhe komunikimit
    • Studentë të fushave mjedisore
    • Të rinj që dëshirojnë të shkruajnë për ambientin
    • Aktivistë dhe të rinj të angazhuar në fushën e ambientit dhe qëndrueshmërisë.

    Çka ofron trajnimi?

    • Njohuri praktike mbi raportimin dhe rrëfimin e çështjeve mjedisore
    • Ligjërim nga gazetarë të vlerësuar me çmime për gazetari të gjelbër
    • Punë me trajnerë me përvojë në gazetari dhe politikëbërje për energjinë/ambientin
    • Mundësi për të zhvilluar artikuj ose video-storie që do të publikohen në GenVox.org dhe do të vlerësohen me çmime monetare.

    Si të aplikoni?

    Dërgoni:

    CV-në tuaj;

    Një ide të shkurtër (rreth një paragraf) për një temë që dëshironi të realizoni gjatë trajnimit dhe ta publikoni në GenVox.org.

    Tema duhet të fokusohet në çështjet mjedisore, si:

    • qytete të pastra dhe të qëndrueshme,
    • menaxhimi i mbetjeve dhe riciklimi,
    • energjia e pastër dhe efiçiente,
    • ndikimi i ndotjes në shëndetin e komuniteteve,
    • ruajtja e biodiversitetit dhe pasurive natyrore,
    • përputhshmëria me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs)
    • dhe tema të tjera që ndërlidhen me fushat mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

    Aplikimet dërgohen në: [email protected]

    Afati i fundit për aplikim: 22 shtator 2025

    Shpenzimet e pjesëmarrësve:

    Transporti, dreka dhe pijet gjatë trajnimit mbulohen nga organizatorët.

    Në fund të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje.

    (Trajnimi organizohet me mbështetjen e programit Youth Empowerment Fund – Global Youth Mobilization.)

    Të fundit

    të tjera