Një episod i ri i Equal Voices Podcast trajton rëndësinë e edukimit mediatik dhe digjital në një kohë kur dallimi mes informacionit të saktë dhe atij manipulues po bëhet gjithnjë e më sfidues.
E ftuar në këtë episod është Remzije Shahini-Hoxhaj, profesore e gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, e cila flet për rëndësinë e edukimit mediatik, rolin e sistemit arsimor dhe përgjegjësinë e mediave në krijimin e një publiku më të informuar dhe kritik.
Në diskutim trajtohen edhe etika gazetareske, presioni për klikime, verifikimi i fakteve, ndikimi i inteligjencës artificiale në media, si dhe presionet politike dhe ekonomike që mund të ndikojnë në përmbajtjen mediatike.
Ky episod synon të ndihmojë qytetarët të kuptojnë pse edukimi mediatik është një aftësi gjithnjë e më e domosdoshme dhe çfarë mund të bëjë secili prej nesh për të dalluar më mirë informacionin e besueshëm nga ai manipulues.
Episodin mund ta ndiqni në platformat e Equal Voices Podcast dhe në GenVox.
This video is co-financed by the European Union. Its content is the sole responsibility of “Kosova Nexus Institute” and does not necessarily reflect the views of the European Union.
#YHWBT #EqualVoicesPodcast #GenVox
