Një episod i ri i Equal Voices Podcast trajton të drejtat tona në hapësirën digjitale dhe sigurinë në rrjete sociale, nga privatësia e të dhënave personale deri te mënyrat se si mund të reagojmë kur përballemi me abuzim online.
E ftuar në këtë episod është juristja Shendrita Muriqi, me të cilën flasim për të drejtat që u takojnë qytetarëve në internet, mbrojtjen që ofron ligji në Kosovë dhe hapat që mund të ndërmerren kur këto të drejta cenohen.
Në diskutim trajtohen privatësia dhe të dhënat personale, ngacmimet, kërcënimet dhe gjuha e urrejtjes online, raportimi i përmbajtjeve abuzive, përgjegjësia e platformave digjitale, si dhe roli i institucioneve në mbrojtjen e qytetarëve. Biseda ndalet edhe te sfidat me të cilat përballen veçanërisht të rinjtë dhe gratë në hapësirën online.
Episodi sjell edhe këshilla praktike se çfarë duhet të bëjmë kur të drejtat tona cenohen online, ku mund të raportojmë dhe çfarë duhet të kemi parasysh edhe ne vetë kur publikojmë apo komunikojmë në rrjete sociale.
Episodin mund ta ndiqni në platformat e Equal Voices Podcast dhe në GenVox.
This video is co-financed by the European Union. Its content is the sole responsibility of “Kosova Nexus Institute” and does not necessarily reflect the views of the European Union.
#YHWBT #EqualVoicesPodcast #GenVox
