More

    Dardan Sejdiu në Equal Voices Podcast: A po zhvillohet Kosova në mënyrë të qëndrueshme?

    Një episod i ri i Equal Voices Podcast sjell në fokus zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe mënyrën se si vendimet që merren sot për ekonominë, energjinë, qytetet dhe mjedisin ndikojnë në të ardhmen tonë.

    I ftuar në këtë episod është Dardan Sejdiu, me të cilin flasim për atë se çfarë nënkupton në praktikë zhvillimi i qëndrueshëm për Kosovën dhe sa po arrijmë ta balancojmë zhvillimin ekonomik me mbrojtjen e mjedisit dhe interesin publik.

    Në diskutim trajtohen politikat mjedisore, planifikimi urban, energjia dhe përdorimi i burimeve natyrore, por edhe përgjegjësia e institucioneve në krijimin e politikave që nuk fokusohen vetëm në nevojat e sotme. Biseda ndalet edhe te roli i qytetarëve dhe mënyra se si vendimet publike mund të ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës.

    Episodi synon ta sjellë zhvillimin e qëndrueshëm nga konceptet dhe dokumentet strategjike në diskutimin e përditshëm: çfarë po bëjmë mirë, ku po mbetemi prapa dhe çfarë duhet të ndryshojë që zhvillimi i Kosovës të jetë i qëndrueshëm edhe në afat të gjatë.

    Episodin mund ta ndiqni në platformat e Equal Voices Podcast dhe në GenVox.

    This video is co-financed by the European Union. Its content is the sole responsibility of “Kosova Nexus Institute” and does not necessarily reflect the views of the European Union.

    #YHWBT #EqualVoicesPodcast #GenVox

    Të fundit

    të tjera