More

    Besnik Boletini në Equal Voices Podcast: Kush përfiton nga ndotja dhe dezinformimi mjedisor?

    Ndotja është pjesë e përditshmërisë sonë, nga ajri që thithim dhe uji që pimë, deri te toka ku jetojmë. Por sa dimë realisht për të dhe sa transparente janë informacionet që marrim?

    I ftuar në episodin e ri të Equal Voices Podcast është gazetari hulumtues për çështjet mjedisore, Besnik Boletini, me të cilin flasim për informimin dhe dezinformimin mjedisor në Kosovë, raportimin për ndotjen dhe vështirësitë me të cilat përballen gazetarët kur hulumtojnë këto tema.

    Në diskutim trajtohen mungesa dhe qasja në të dhëna për ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës, heshtja institucionale dhe presionet gjatë raportimit, por edhe roli i bizneseve dhe politikës në minimizimin apo relativizimin e problemeve mjedisore. Flasim gjithashtu për greenwashing-un dhe mënyrën se si ndotja mund të paraqitet si çmim i domosdoshëm i zhvillimit ekonomik.

    Boletini ndan edhe përvojën e tij nga hulumtimet mjedisore, temat që kanë qenë më të vështira për t’u dokumentuar dhe çështjet urgjente që, sipas tij, ende nuk po marrin vëmendjen e duhur në Kosovë.

    Episodi shtron një pyetje thelbësore: kur ndotja mohohet, minimizohet apo maskohet si zhvillim, kush përfiton dhe kush e paguan çmimin?

    Episodin mund ta ndiqni në platformat e Equal Voices Podcast dhe në GenVox.

    This video is co-financed by the European Union. Its content is the sole responsibility of “Kosova Nexus Institute” and does not necessarily reflect the views of the European Union.

    #YHWBT #EqualVoicesPodcast #GenVox

    Të fundit

    të tjera