More

    Dr. Besim Morina në Equal Voices Podcast: Çfarë po i bën ndotja shëndetit tonë?

    Ndotja e ajrit në Kosovë zakonisht diskutohet si problem mjedisor, por pasojat e saj shkojnë shumë më larg. Ekspozimi i vazhdueshëm ndaj ajrit të ndotur ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve dhe mund të ketë pasoja që shfaqen edhe pas shumë vitesh.

    I ftuar në episodin e ri të Equal Voices Podcast është Dr. Besim Morina, pulmolog, me të cilin flasim për ndikimin e ndotjes në organizmin e njeriut, sëmundjet që lidhen me ekspozimin ndaj ajrit të ndotur dhe barrën që degradimi mjedisor krijon për shëndetin publik në Kosovë.

    Në diskutim trajtohet ndikimi i ndotjes së ajrit, por edhe rreziqet që lidhen me ndotjen e ujit dhe djegien e mbeturinave. Dr. Morina shpjegon pasojat e ekspozimit afatgjatë, ndikimin në sëmundjet respiratore dhe kardiovaskulare dhe rrezikun më të madh për fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit dhe personat me sëmundje ekzistuese.

    Biseda ndalet edhe te ajo që qytetarët mund të bëjnë për të mbrojtur shëndetin gjatë ditëve me ndotje të lartë, të dhënat që kemi në Kosovë për lidhjen mes ndotjes dhe sëmundjeve dhe gatishmëria e sistemit shëndetësor për t’u përballur me pasojat e ndotjes së vazhdueshme.

    Episodi ngre edhe një çështje që shpesh mbetet jashtë debatit për mjedisin: a duhet që ndotja në Kosovë të trajtohet jo vetëm si problem mjedisor, por edhe si çështje urgjente e shëndetit publik?

    Episodin mund ta ndiqni në platformat e Equal Voices Podcast dhe në GenVox.

    This video is co-financed by the European Union. Its content is the sole responsibility of “Kosova Nexus Institute” and does not necessarily reflect the views of the European Union.

    #YHWBT #EqualVoicesPodcast #GenVox

    Të fundit

    të tjera