More

    Nga qymyri te tranzicioni i gjelbër: Dardan Abazi flet për sfidat që e presin Kosovën

    Agjenda e Gjelbër po vendos standarde të reja për klimën, energjinë dhe politikat mjedisore në Ballkanin Perëndimor. Për Kosovën, kjo nënkupton reforma që prekin drejtpërdrejt mënyrën se si prodhojmë energji, menaxhojmë ndotjen dhe mbeturinat dhe përgatitemi për standardet e Bashkimit Evropian.

    I ftuar në episodin e ri të Equal Voices Podcast është Dardan Abazi, hulumtues në INDEP, me të cilin analizojmë se sa e përgatitur është Kosova për tranzicionin e gjelbër dhe sa po përkthehen zotimet e marra në politika dhe rezultate konkrete.

    Në diskutim trajtohen varësia e Kosovës nga qymyri, dekarbonizimi i sektorit energjetik, energjia e rinovueshme, Ligji për Ndryshimet Klimatike dhe përgatitjet për Planin Kombëtar për Energji dhe Klimë. Biseda ndalet edhe te infrastruktura energjetike, çmimi i karbonit dhe përafrimi me sistemin e tregtimit të emetimeve të Bashkimit Evropian.

    Abazi flet gjithashtu për tranzicionin e drejtë dhe ndikimin që dekarbonizimi mund të ketë te punëtorët dhe ekonomia, menaxhimin e mbeturinave dhe ekonominë qarkore, si dhe sfidat që lidhen me koordinimin institucional dhe kapacitetet për zbatimin e reformave.

    Në fund shtrohet pyetja nëse Kosova po e shfrytëzon tranzicionin e gjelbër si mundësi për zhvillim dhe modernizim të ekonomisë, apo rrezikon të mbetet prapa ritmit të reformave dhe standardeve evropiane.

    Episodin mund ta ndiqni në platformat e Equal Voices Podcast dhe në GenVox.

    This video is co-financed by the European Union. Its content is the sole responsibility of “Kosova Nexus Institute” and does not necessarily reflect the views of the European Union.

    #YHWBT #EqualVoicesPodcast #GenVox

    Të fundit

    të tjera