Të rinjtë sot reagojnë për arsimin, punësimin, mjedisin, barazinë, të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera që i prekin drejtpërdrejt. Një pjesë gjithnjë e më e madhe e këtij angazhimi zhvillohet edhe online, përmes postimeve, fushatave dhe thirrjeve publike. Por sa prej këtij aktivizmi arrin të prodhojë ndryshim real?
Për këtë temë, në episodin e ri të Equal Voices Podcast flasim me Avi Gashin, përfaqësues i organizatës rinore “Youth Center Drenas”, i cili sjell perspektivën e tij nga puna dhe angazhimi i drejtpërdrejtë me të rinjtë.
Në diskutim flasim për çështjet që po i mobilizojnë të rinjtë në Kosovë, mënyrat e reja të organizimit dhe rolin që kanë marrë rrjetet sociale në aktivizëm. Biseda trajton edhe kufirin mes ndërgjegjësimit online dhe angazhimit konkret, si dhe pyetjen nëse një postim, shpërndarje apo fushatë digjitale mund të ndikojë realisht në vendimmarrje.
Gashi flet edhe për pengesat që i dekurajojnë të rinjtë të angazhohen, raportin e tyre me institucionet dhe ndjenjën se zëri i tyre jo gjithmonë dëgjohet. Ai ndan gjithashtu përvoja konkrete nga puna e organizatës dhe raste kur angazhimi i të rinjve ka arritur të sjellë ndryshim.
Episodi sjell në fokus një pyetje të rëndësishme: çfarë duhet që zëri i të rinjve të mos mbetet vetëm reagim, por të shndërrohet në pjesëmarrje dhe ndikim real në shoqëri?
Episodin mund ta ndiqni në platformat e Equal Voices Podcast dhe në GenVox.
This video is co-financed by the European Union. Its content is the sole responsibility of “Kosova Nexus Institute” and does not necessarily reflect the views of the European Union.
#YHWBT #EqualVoicesPodcast #GenVox
