GenVox është platformë që u jep zë të rinjve për të shprehur mendimet dhe storiet e tyre.
Ky projekt është një iniciativë e Kosova Nexus Institute – Instituti Kosova Nexus, që është Organizatë Joqeveritare vendore e regjistruar në Departamentin për OJQ. Qëllimi kryesor i Institutit është edukimi dhe trajnimi i të rinjve, komunikimi, barazia gjinore dhe mbrojtja e ambientit.
Misioni
GenVox është platformë dinamike ku gazetarët e rinj dhe krijuesit e përmbajtjës angazhohen për të krijuar tekste dhe video informative, që kanë për interes audiencat e reja, duke fuqizuar kështu të rinjtë përmes informacionit kredibil dhe mundësisë për t’u shprehur. Misioni i GenVox është të frymëzojmë, informojmë dhe avokojmë për ndryshime pozitive, duke siguruar që zërat e së nesërmes të dëgjohen sot.
Vizioni
GenVox synon të krijojë një të ardhme ku të rinjtë janë në qendër të një shoqërie të larmishme dhe gjithëpërfshirëse, duke sjellë ndryshime pozitive dhe fuqizim.
GenVox mirëpret kontributet dhe artikujt e të rinjve që trajtojnë tema të ndryshme, përfshirë edukimin, barazinë gjinore dhe mbrojtjen e ambientit dhe tema të tjera pa dallim.
Artikujt duhet të jenë të qartë, të mirëargumentuar dhe të përfshijnë perspektiva të ndryshme, duke shmangur çdo formë të diskriminimit apo gjuhës së urrejtjes, përfshirë seksizmin, racizmin, homofobinë, transfobinë dhe gjuhën e urrejtjes.
Kontributet mund të dërgohen në adresën tonë elektronike: info@genvox.org, dhe do të shqyrtohen nga ekipi ynë editorial brenda tre ditëve të punës.