More

    Rreth 80% e njerëzve në botë pajtohen se qeveritë nuk po bëjnë sa duhet për ndryshimet klimatike

    Globalisht, rreth 80% e njerëzve duan që qeveria e tyre të bëjë më shumë për të trajtuar ndryshimet klimatike.

    Raporti ‘Vota e Popullit për Klimën’ i Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), anketoi mbi 73,000 njerëz në 77 vende, që përfaqësojnë 87 për qind të popullsisë së botës, gjatë tetë muajve.

    Sipas këtij raporti, 80% e kinezëve të anketuar dhe 76% e indianëve të anketuar pajtohen se qeveritë e tyre duhet bëjnë më shumë për të trajtuar ndryshimet klimatike.

    Në Shtetet e Bashkuara, 54% dëshirojnë një kalim të menjëhershëm në energjinë e pastër. Ashtu si 75% e të anketuarve në Arabinë Saudite.

    Në nivel global, 72% mbështesin një zhvendosje urgjente drejt energjisë së ripërtritshme. Vetëm 7% nuk ​​preferojnë fare tranzicion.

    69% pajtohen se ndryshimi i klimës ndikon në vendimet e tyre të jetës. Të tilla si ku ata zgjedhin të banojnë dhe çfarë blejnë. 53% janë më të shqetësuar për ndryshimin e klimës sesa vitin e kaluar. 86% duan që vendi i tyre të lërë mënjanë dallimet politike dhe të bashkëpunojë për të gjetur një zgjidhje.

    UNDP përshkroi këto të gjetura të raportit si një deklaratë ‘mahnitëse’ e konsensusit global të qytetarëve kundër objektivave të ‘interesit vetjak’ që mbështesin sektorin e karburanteve fosile, duke përfshirë miliarda dollarë subvencione që po ngadalësojnë tranzicionin e energjisë.

    Njerëzit e anketuar, veç tjerash janë përgjigjur pozitivisht kauzës së ndihmës për shtetet e varfëra, ku 79% kanë thënë se duan që kombet e pasura të ndihmojnë vendet më të varfra të përshtaten me lehtë me ndryshimet klimatike.

    Ndryshe, sipas World Economic Forum, për të kufizuar ngrohjen globale në 1.5 gradë Celsius, emetimet globale duhet të bien me afërsisht 7% në vit deri në vitin 2030, por ato ende po rriten me 1.5 gradë tani.

     

    Burimet:

    https://www.undp.org/publications/peoples-climate-vote-2024

    https://www.weforum.org/publications/the-state-of-climate-action-major-course-correction-needed-from-1-5-to-7-annual-emissions/

    Të fundit

    të tjera