More

    Kosova me Ligj të ri për Sportin

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar pro Ligjit të ri për Sportin.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit tha se për “reformën më të thellë sportive” është punuar 2 vite profesionalisht dhe në bashkëpunim me të gjitha strukturat në vend.

    Ligji i ri për Sportin ndër të tjera parasheh:

    Riorganizim të sistemit institucional në sport;

    Fuqizim dhe funksionim efikas të organizatave qendrore sportive;

    Përcaktim i kushteve dhe kritereve për sportistin, trajnerin, agjentin sportiv dhe gjithë akterët e tjerë;

    Financim të qëndrueshëm dhe transparent të të gjitha organizatat sportive;

    Planifikim, investim, menaxhim dhe mirëmbajtje efektive të infrastrukturës sportive;

    “Me këtë ligj vendoset standard i ri i zhvillimit të politikës sportive në vend”, tha MKRS-ja.

    Të fundit

    të tjera