More

    Thirrje për propozime për shkrime gazetareske nga gazetarë dhe krijues të përmbajtjes për GenVox

    Ekipi i platformës së re mediale www.genvox.org, e cila ka fokus audiencat e reja, fton të gjithë gazetarët e rinjë dhe krijuesit e përmbajtjes që të kontribuojnë me tema, artikuj apo video që prekin interesat dhe nevojat për informim të të rinjve.

    Ne inkurajojmë propozime për tema që përfshijnë, por nuk kufizohen në:

    • Gratë dhe çështjet gjinore
    • Ambientin dhe çështjet ekologjike
    • Grupet e margjinalizuara

    Ftojmë të gjithë gazetarët e rinjë dhe krijuesit e përmbajtjes, veçanërisht vajzat dhe gratë nga grupet e margjinalizuara, që të aplikojnë për këtë mundësi unike. Nga kjo thirrje do të përzgjidhen 5 aplikantë, të cilët do të shkruajnë një temë prej 600 deri në 800 fjalë, të përgatitur sipas rregullave dhe etikës gazetareske. Kompensimi për artikull do të jetë 50 Euro.

    Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV-në e tyre dhe një propozim prej deri në 150 fjalë për temën që dëshirojnë të trajtojnë në emailin genvox.org@gmail.com, duke shkruar në Subject: Aplikim në thirrjen për shkrime.

    Afati i fundit për aplikim: 16 korrik 2024, ora 16:00.

    Ne presim me padurim kontributet tuaja dhe ju falënderojmë për kohën tuaj.

    Të fundit

    të tjera