Nëntë komunat me rritje të banorëve në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot të dhënat e para lidhur me regjistrimin e popullsisë, ku 1,586,659 janë banorë rezidentë.

Gjatë publikimit të të dhënave u bë e ditur se nga 38 komuna të Kosovës, nëntë prej tyre kishin rritje të popullsisë, ndërkaq në 29 tjera ka pasur rënie.

Komunat ku ka pasur rritje janë: Fushë Kosovë, Partesh, Shtërpcë, Graçanicë, Kllokat, Prishtinë, Obiliq, Mamush dhe Ferizaj.

Fushë Kosova ka rritje të popullsisë 83,99 për qind;

Parteshi ka rritje 81.93 për qind;

Graçanicë 81,46 për qind;

Shtërpcë ka rritje 56,71 për qind;

Kllokoti ka rritje 19,13 për qind;

Prishtinë ka rritje prej 14, 21 për qind;

Obiliq ka rritje prej 5,78 për qind;

Mamusha ka rritje prej 1,96 për qind;

Ferizaj ka rritje prej 0,68 për qind.

Ndërkaq, 29 komunat tjera kanë shënuar rënie të popullsisë. 

Të fundit

të tjera