GenVox ka lansuar një sondazh të ri për të mbledhur informacione mbi zakonet e konsumimit të përmbajtjes online nga qytetarët e moshës mbi 16 vjeç. Ky sondazh synon të kuptojë më mirë preferencat dhe interesat e audiencës, duke marrë vetëm disa minuta kohë për t’u plotësuar.
Pjesëmarrësit e sondazhit do të japin përgjigje për pyetje të ndryshme, përfshirë:
- Moshën dhe gjininë e tyre
- Rajonin ku banojnë
- Nivelin e arsimit dhe statusin e punësimit
- Aplikacionet që përdorin për informim dhe ato të preferuara
- Llojin e përmbajtjes që konsumojnë dhe sa shpesh e bëjnë këtë
- Temat që ju interesojnë më shumë kur lexojnë ose shikojnë përmbajtje online
- Faktorët që ju tërheqin ose i pengojnë tek një artikull/video online.
Rezultatet e këtij sondazhi do të jenë thelbësore për të krijuar përmbajtje që reflekton më mirë interesat dhe nevojat e lexuesve. Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për të na ndihmuar në këtë mision.
Ju ftojmë të plotësoni sondazhin duke klikuar KËTU. Kjo do të marrë vetëm disa minuta nga koha juaj, por do të ketë një ndikim të madh në krijimin e përmbajtjes së duhur për ju.
Faleminderit për bashkëpunimin!