More

    Sa aplikojnë të rinjtë për punësim dhe në cilat profesione?

    Kosova, vendi me popullsinë më të re në Evropë, vazhdon ta ketë papunësinë e të rinjve problem serioz dhe sfidë për të ardhmen e vendit. Sipas të dhënave të fundit nga Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), situata është alarmante, duke reflektuar një realitet ku të rinjtë kanë gjasa më të larta për të qenë të papunë krahasuar me të rriturit.

    Megjithatë, të rinjt nuk po dorëzohen. Ata po vazhdojnë të aplikojnë në pozita të ndryshme për punë.

    Këtë e tregon edhe Gili Hoxhaj, Zyrtare për marrëdhënie me publikun në platformën e punësimit KosovaJob, ku thotë se vërehet interesim mjaft i madh nga të rinjt, e veçanërisht mosha 20-24 vjeç.

    Fushat kryesore që të rinjtë kanë interesim për punë dhe praktikë, sipas KosovaJob dalin të jenë ato që ndërlidhen me teknologjinë.

    Platforma që shërben si urë lidhëse mes punëkërkuesve dhe punëdhënsve, KosovaJob, muajt e fundit ka arritur mbi 10 mijë përdorues aktiv. Kështu mund të kryeni kërkimin tuaj për punën e ardhshme.

    Sipas ASK-së, në tremujorin e tretë të vitit 2023, në mesin e personave të moshës 15-24 vjeçare dhe në fuqinë punëtore, 16.7% ishin të papunë. Kjo shifër është edhe më e lartë për femrat e reja, ku papunësia arrin në 23.5%, krahasuar me 12.8% për të rinjtë meshkuj.

    Ndërkaq, një e treta e personave të moshës 15 deri 24 vjeçare në Kosovë nuk ishin në shkollim, punësim apo trajnim (NEET), me 35.8% për femrat e reja dhe 34.2% për të rinjtë meshkuj.

    Të fundit

    të tjera