More

    Thirrje për aplikim: Trajnim dy-ditor për Mobile Journalism

    Platforma GenVox organizon një trajnim dy-ditor për Mobile Journalism (Gazetaria me Telefon) më datat 14 dhe 15 dhjetor 2024, në Prishtinë. Trajnimi u dedikohet të rinjve të pasionuar pas gazetarisë dhe krijimit të përmbajtjes, me fokus në përdorimin e teknologjisë mobile.

    Kush mund të aplikojë?

    • Nxënës të klasave të 12-ta me interes në gazetari dhe krijimin e përmbajtjes
    • Studentë të gazetarisë
    • Gazetarë të rinj
    • Kriter moshe: 17 deri në 23 vjeç

    Çka ofron trajnimi?

    • Teori rreth Mobile Journalism dhe ndikimit të saj në gazetari.
    • Pjesë praktike për zhvillimin e aftësive në Mobile Journalism.
    • Pajisje falas: Secili pjesëmarrës do të pajiset me një tripod për të praktikuar dhe zhvilluar aftësitë e saj/tij, si dhe realizuar një video-storie.

    Pas trajnimit, pjesëmarrësit do të përgatisin një video-storie, e cila do të publikohet në platformën GenVox.org. Të gjitha video-storiet do të jenë pjesë e një gare për tri çmime:

    • Vendi i parë: 200 euro
    • Vendi i dytë: 150 euro
    • Vendi i tretë: 100 euro

    Si të aplikoni?
    Dërgoni:

    1. CV-në tuaj
    2. Një ide të shkurtër (rreth një paragraf) për një temë që dëshironi të realizoni gjatë trajnimit dhe ta publikoni në GenVox.org. Tema duhet të ketë fokus tek të rinjtë dhe mund të përfshijë fusha si:
      • Politika
      • Aktivizmi
      • Të drejtat e njeriut dhe barazia gjinore
      • Ambienti
      • Kultura
      • Sporti
      • Edukimi medial, etj.

    Afati i fundit për aplikim: 4 dhjetor 2024.

    Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në 15 persona, prandaj aplikoni sa më parë në:
    📩 [email protected] dhe 📩 [email protected]

    Shpenzimet e pjesëmarrësve:

    • Transporti, dreka dhe pijet gjatë trajnimit mbulohen nga organizatorët.
    • Në fund të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje.

    (Trajnimi organizohet me mbështetjen e programit Western Balkans Media for Change, nga British Council.)

    Të fundit

    të tjera