Platforma GenVox po organizon një trajnim një-ditor mbi gazetarinë e gjelbër dhe raportimin mjedisor, më datën 4 tetor 2025, në Prishtinë.
Trajnimi u dedikohet të rinjve të interesuar për gazetarinë dhe çështjet e ambientit, me synim që ata të pajisen me aftësi praktike për të raportuar dhe treguar storie që lidhen me mjedisin dhe qëndrueshmërinë.
Kush mund të aplikojë?
• Studentë të gazetarisë dhe komunikimit
• Studentë të fushave mjedisore
• Të rinj që dëshirojnë të shkruajnë për ambientin
• Aktivistë dhe të rinj të angazhuar në fushën e ambientit dhe qëndrueshmërisë.
Çka ofron trajnimi?
• Njohuri praktike mbi raportimin dhe rrëfimin e çështjeve mjedisore
• Ligjërim nga gazetarë të vlerësuar me çmime për gazetari të gjelbër
• Punë me trajnerë me përvojë në gazetari dhe politikëbërje për energjinë/ambientin
• Mundësi për të zhvilluar artikuj ose video-storie që do të publikohen në GenVox.org dhe do të vlerësohen me çmime monetare.
Si të aplikoni?
Dërgoni:
CV-në tuaj;
Një ide të shkurtër (rreth një paragraf) për një temë që dëshironi të realizoni gjatë trajnimit dhe ta publikoni në GenVox.org.
Tema duhet të fokusohet në çështjet mjedisore, si:
- qytete të pastra dhe të qëndrueshme,
- menaxhimi i mbetjeve dhe riciklimi,
- energjia e pastër dhe efiçiente,
- ndikimi i ndotjes në shëndetin e komuniteteve,
- ruajtja e biodiversitetit dhe pasurive natyrore,
- përputhshmëria me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs)
- dhe tema të tjera që ndërlidhen me fushat mjedisore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Aplikimet dërgohen në: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 22 shtator 2025
Shpenzimet e pjesëmarrësve:
Transporti, dreka dhe pijet gjatë trajnimit mbulohen nga organizatorët.
Në fund të trajnimit, të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje.
(Trajnimi organizohet me mbështetjen e programit Youth Empowerment Fund – Global Youth Mobilization.)