Platforma GenVox ka mbajtur me sukses trajnimin një-ditor “Gazetaria e Gjelbër dhe Raportimi Mjedisor” më 4 tetor 2025 në Prishtinë. Trajnimi mblodhi studentë të gazetarisë, komunikimit dhe shkencave mjedisore, si dhe të rinj e aktivistë të interesuar për çështjet e ambientit dhe qëndrueshmërisë.
Gjatë sesionit, pjesëmarrësit patën mundësinë të mësojnë nga gazetarë të vlerësuar me çmime dhe ekspertë të fushës së energjisë dhe politikëbërjes mjedisore. Ata u udhëzuan se si të raportojnë në mënyrë profesionale për temat mjedisore, si të ndërtojnë rrëfime ndikimi dhe si të shndërrojnë idetë në artikuj apo video-storie.
Punimet më të mira do të publikohen në www.GenVox.org dhe do të vlerësohen me çmime. Trajnimi ishte pjesë e një iniciative për të fuqizuar të rinjtë në gazetarinë mjedisore dhe për të nxitur raportimin e përgjegjshëm për krizën klimatike dhe mbrojtjen e natyrës.
Ky aktivitet është mbështetur nga Global Youth Mobilization.
