More

    Thirrje për Studentët e Gazetarisë

    Në kuadër të projektit GenVox Green Corner: Empowering Youth for Sustainable Development, hapim thirrjen për studentët e gazetarisë në Kosovë që dëshirojnë të angazhohen në raportim mbi çështje mjedisore dhe zhvillim të qëndrueshëm.

    🎯 Çfarë përfshin kjo mundësi?

    Pjesëmarrësit do të marrin pjesë në një trajnim online me profesionistë të fushës, ku do të fitojnë njohuri praktike mbi:

    • raportimin mjedisor
    • ndërtimin e një storie gazetareske
    • verifikimin e informacionit dhe burimeve

    Pas trajnimit, bazuar në performancën dhe temat e propozuara, do të përzgjidhen:

    • 5 studentë për të realizuar shkrime gazetareske

    💰 Çfarë përfitojnë studentët e përzgjedhur?

    • 100 € për realizimin e artikullit
    • Mentorim nga gazetarë me përvojë gjatë gjithë procesit të punës
    • Publikim në platformën GenVox
    • Përvojë praktike në gazetari mjedisore

    🧭 Temat kryesore

    Shkrimet do të fokusohen në njërën nga fushat:

    • Energji e përballueshme dhe e pastër
    • Qytete dhe komunitete të qëndrueshme
    • Konsum dhe prodhim i përgjegjshëm
    • Veprim për klimën

    👥 Kush mund të aplikojë?

    • Studentë të gazetarisë, komunikimit apo fusha të ngjashme
    • Të rinj të interesuar për gazetari dhe çështje mjedisore

    📩 Si të aplikoni?

    Për aplikim, dërgoni në: [email protected]

    Një bio të shkurtër
    CV-në tuaj

    📅 Afati i aplikimit: 10 prill 2026

    🌱 Pse të aplikoni?

    GenVox Green Corner synon të fuqizojë të rinjtë si zëra aktivë në adresimin e sfidave mjedisore dhe të krijojë hapësirë për gazetari që informon, angazhon dhe nxit ndryshim.

    ——————————————————————————-
    Ky projekt është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, në kuadër të Rrjetit YouthHub WB&T, si dhe është vazhdimësi e projektit të mbështetur nga Global Youth Mobilization.
    European Commission Democracy for Development (D4D) @Kosova Nexus Institute @GenVox.org @GlobalYouthMobilization

    #ClimateAction #SustainableCities #CleanEnergy #ResponsibleConsumption #GenVox #EUYouth

    Të fundit

    të tjera