More

    Dita e Tokës shënohet sot në mbarë botën, thirrje për mbrojtjen e mjedisit

    Sot, më 22 prill, në mbarë botën shënohet Dita e Tokës, një nga iniciativat më të mëdha globale për ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e mjedisit.

    Kjo ditë u vendos për herë të parë në vitin 1970, kur rreth 20 milionë amerikanë morën pjesë në një nga demonstratat më të mëdha mjedisore, e njohur si “Dita e Tokës”. Që nga viti 1990, ajo është përqafuar globalisht nga organizata dhe grupe mjedisore, ndërsa në vitin 2009 u shpall zyrtarisht nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

    Në këtë ditë, në shumë vende organizohen aktivitete të ndryshme si pastrimi i mjedisit, mbjellja e pemëve, aksione për gjelbërim, si dhe fushata ndërgjegjësuese, ekspozita dhe aktivitete edukative me nxënës.

    Megjithatë, sfidat mjedisore mbeten të mëdha. Çdo vit humben rreth 10 milionë hektarë pyje, ndërsa afro 8 milionë ton plastikë përfundojnë në oqeane. Po ashtu, temperatura globale është rritur me rreth 1.1°C që nga epoka para-industriale, duke rrezikuar biodiversitetin, ku mbi 1 milion specie janë në rrezik zhdukjeje.

    Dita e Tokës shërben si një kujtesë për nevojën e veprimeve konkrete në mbrojtje të planetit dhe për një angazhim më të madh kolektiv për një mjedis më të pastër dhe të qëndrueshëm.

    Të fundit

    të tjera