Tag: Holande
Lumbardhi mes bukurisë dhe mbeturinave: Ndotja që shqetëson qytetarët e Pejës
Në Pejë, Lumbardhi nuk është vetëm një lumë që kalon pranë qytetit. Për shumë qytetarë, ai është pjesë e kujtesës, e përditshmërisë dhe e pamjes që e bën qytetin të dallueshëm.
Megjithatë, në disa pjesë pranë rrjedhës së tij, pamja që të pret nuk është gjithmonë ajo e një hapësire natyrore të mbrojtur. Shishe plastike, qese, ambalazhe ushqimesh dhe mbeturina të tjera shfaqen në brigje,...
Ajri nën hijen e termocentraleve në Obiliq: Banorët mes shqetësimeve dhe shpresës
“Shpesh vërehet tym dhe ajër i rënduar, veçanërisht në mëngjes”, thotë Elvira Bekteshi, banore e Obiliqit, komunës ku prej dekadash bashkëjetesa me termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” është pjesë e përditshmërisë së qytetarëve.
Për Bekteshin, ndotja nuk ndihet njësoj çdo ditë. Ka periudha kur situata është më e mirë, por edhe të tjera kur tymi, pluhuri dhe erërat që vijnë nga zona e termocentraleve...
